Një gjykatë në Iran ka shqiptuar dënimin e parë me vdekje për një protestues, thonë mediat shtetërore.
Një Gjykatë Revolucionare në Teheran tha se i pandehuri, identiteti i së cilit nuk u bë i ditur, i kishte vënë zjarrin një objekti qeveritar dhe ishte fajtor për “armiqësi kundër Zotit”.
Një gjykatë tjetër dënoi pesë persona me nga pesë deri në dhjetë vjet burg nën akuzat për shkelje të sigurisë kombëtare dhe rendit publik.
Të paktën 20 persona aktualisht po përballen me akuza të dënueshme me vdekje, njoftoi Human Rights Iran me bazë në Norvegji, duke cituar raporte zyrtare.
Protestat në Iran shpërthyen dy muaj më parë pas vdekjes në paraburgim të një 22-vjeçareje e cila u arrestua nga policia e moralit nën dyshimin se i theu rregullat e rrepta të hixhabit./UBTNews/