UBT News

Një prokuror paraguaian vritet në muaj të mjaltit

Një prokuror paraguaian i profilit të lartë, i cili luftoi krimin e organizuar në vendin e tij të lindjes, u qëllua për vdekje gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi.

Marcelo Pecci ishte në një plazh në ishullin idilik turistik Baru kur u vra nga dy persona të armatosur. Vetëm disa orë para se të qëllohej për vdekje, gruaja e tij dha lajmin përmes Instagramit se është shtatzënë.

Presidenti i Paraguajit, Mario Abdo Benitez e përshkroi rastin si “vrasje frikacake”./UBTNews/

Exit mobile version