UBT News

Një produkt shumë i preferuar, por është plot me kimikate!

Kimikatet, ngjyruesit artificialë dhe konservantët shpesh neglizhohen nga konsumatorët.

Jo gjithmonë shumë prej nesh shohin dhe lexojnë etiketat, në mënyrë që të informohen mbi atë që konsumojnë.

Ekspertët e ushqimit dhe mjekët shpjegojnë se këto kimikate kanë pasoja negative afatgjata tek njeriu.

Këto pasoja negative kanë lidhje edhe me obezitetin, depresionin, azmën dhe alergjitë ndaj ushqimit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studimet më të fundit kanë treguar që konsumimi i ushqimeve të shpejta arrin deri aty sa të sjellë çrregullime hormonale tek organizmi i konsumatorëve.

E nëse lexoni etiketën kuptoni se sa shumë përbërës konservues ka në këtë produkt, që me shumë mundësi, e keni menduar me përbërës shumë të thjeshtë.

Në etiketë shumica janë kimikate:

Miell Gruri (Përmban Gluten), Yndyrë Bimore (Palme, Luledielli, Pambuk, Canola)

Shurup Glukoz-Fruktozë, Pluhur Hirre Djathi (Produkte Qumështi), Pluhur Djathi 2.4 % (Produkte Qumështi)

Kripë, Aromatizues, Shtuesit e Vëllimit (Natrium Hidrogjen Karbonat, Amonium Hidrogjen Karbonat), Piper i Kuq, Agjent i përpunimit të Miellit (Metabisulfit Natriumi)

Bëhet fjalë për shkopinj brumi me djathë ose me shije të tjera që shiten në çdo market.

Nuk është e rëndësishme as emri i produktit apo produkte të ngjashme. Ajo që duhet të bëni është të kontrolloni mirë etiketat.

Dikush edhe mund të zgjedhë t’i konsumojë pasi bëhet fjalë për produkte të lejuara me përbërës të lejuar.

Por ajo që duhet ditur është që nuk janë përbërës natyralë por artificialë!

Zgjedhja i takon konsumatorit. E rëndësishme është ndërgjegjësimi për të lexuar etiketën e gjithçkaje që blini në treg.

E mbi të gjitha të kërkoni informacion mbi çdo produkt që ju duket i dyshimtë.

Tregëtarët kanë detyrimin të informojnë konsumatorin dhe konsumatori duhet të kërkojë detaje mbi produktet që konsumon, produkte që kanë të bëjnë me shëndetin dhe jetën e tij./AgroWeb.org

Exit mobile version