Një zyrtar policor është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm me thikë në Bruksel. Të dy zyrtarët policorë u dërguan në spital pasi u sulmuan afër stacionit hekurudhor të Brukselit të enjten mbrëma.
Mediat lokale raportojnë se edhe sulmuesi vdiq në spital pasi u qëllua në vendngjarje.
Nuk dihet motivi i sulmuesit, por zyrtarët antiterror thonë se po i zhvillojnë hetimet.
“Ne morëm përgjegjësinë për rastin sepse ekziston dyshimi për një motiv terrorist, i cili do të konfirmohet ose kundërshtohet nga hetuesit”, tha zëdhënësi Eric Van Duyse./UBTNews/