UBT News

Një pjesëtar i Policisë vdiq në një aksident trafiku në Kamenicë, një tjetër është në gjendje të rëndë

Një polic i Kosovës ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës. Një tjetër polic është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në qendrën rajonale emergjente në Gjilan për trajtim.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për UBTNews se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20 te vendi i quajtur “Te Tyrbja”, mes mjetit motorik katërrotësh të Policisë dhe një veture.

“Aksident trafiku me fatalitet Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20  ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjestar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, konfirmoi Hashani./UBTNews/

Exit mobile version