Vaksinimi masiv ka filluar edhe për zjarrfikësit, mirëpo një pjesë e tyre po hezitojnë të marrin vaksinën kundër virusit Covid-19.
Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka thënë se 20 pjesëtarë kanë qenë pozitivë të prekur me Covid-19, ndërsa si pasojë e këtij virusi një zjarrfikës ka vdekur.
“Para vaksinimit kanë qenë 20 pjesëtarë të shërbimit tonë kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe disa e kanë pasur gjendjen pak më të rënduar. Dhe paoshtu kemi pasur edhe një rast të vdekjes prej covidit. Ndërsa aktualisht nuk kemi asnjë zjarrfikës i cili është i prekur me Covid-19. Vaksinimi ka filluar. Ka ndonjë prej tyre por që është shumë i rrallë që ka pak hezitim vaksinimit, më shumë e ka problem marrjen e vaksinës sesa llojin për çka është tu e marrë. Dhe kanë hezitim edhe për marrjen e vaksinës por nuk është numër i madh”, tha Gashi.
Sipas tij, aktualisht buxheti nuk është shumë i qartë, sepse nuk kanë asnjë informatë që komuna ka ndarë buxhetin për vitin 2021.
“Aktualisht statusi jonë nuk është shumë i qartë. Problemi te buxheti është pak më jo i qartë. Ne kemi punëtorë të ministrisë së Brendshme me ligj në bashkëpunim me komunën. Pagat i marrim nga komuna. Nuk kemi asnjë informatë që komuna ka ndarë buxhet por është e rëndësishme që kur kemi kërkesa i drejtohemi komunës dhe ajo na mbështet. Së fundmi janë marrë rroba për ujëra, janë blerë shtretër për pushim, na kanë furnizuar edhe me barrela për shpëtim”, tha ai.