UBT News

Një pjesë e tortës së dasmës së Princeshës Diana po shitet në ankand

Një pjesë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana po shitet në ankand.

Çifti mbretëror u martua 40 vjet më parë dhe një pjesë e tortës së tyre me pesë nivele pritet të shitet për 500 paund kur një koleksionist do ta hedhë në ankand muajin tjetër në Dominic Winter.

Chris Albury, eksperti i kujtimeve mbretërore të ankandit, tha: “Është një kujtim kurioz dhe unik”.

“Unë nuk do t’ia rekomandoja dikujt ta hajë, por pas 40 vjetësh është qartë se ajo është e destinuar të zgjasë”.

Kjo pjesë është zbukuruar me një stemë mbretërore të kuqe, blu dhe ari.

Ajo iu dha Moyra Smith, një prej stafit të nënës së mbretëreshës në Clarence House, pas ceremonisë në vitin 1981, dhe është ruajtur në film ngjitës brenda një kuti torte.

Torta qëndroi në familjen e Moyra deri në vitin 2008 para se të merrej nga koleksionisti i cili tani po e nxjerr në shitje./KultPlus

Exit mobile version