UBT News

Një pjesë e Prishtinës sot pa ujë

Sot gjatë ditës një pjesë e Prishtinës do të mbetet pa ujë, për shkak se do të realizohen disa punime teknike.

Konsumatorët e rrugës “Bajram Bahtiri” dhe rrugët përreth do të kenë sot ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU “Prishtina” dhe komuna e Prishtinës./UBTNews

Exit mobile version