Një pjesë e ish-fabrikës së “Elektromotorit” në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka thënë se të gjitha ekipet e nevojshme janë duke u përpjekur për ta shuar zjarrin. Dhe aktualisht nuk ka asnjë të lënduar.
“Jemi duke bërë përpjekje për të shuar zjarrin. Nuk ka të lënduar. Policia e zjarrfikësit janë në vend ngjarje”, ka thënë Gjurkaj për KOHËN.