UBT News

Një pilulë, një rrezik, mos vozitni nën ndikimin e barnave!

Shumë aksidente rrugore ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave, duke përfshirë edhe ato që duket se nuk janë të rrezikshme, si barnat për gripin.

Barnat që ndikojnë më shumë në aftësitë vozitëse janë anksiolitikët (për qetësim), që ngadalësojnë reagimin dhe vlerësimin e largësisë ndërmjet automjeteve.

Të shmangshme për shoferët janë edhe:

Antidepresivët – kundër depresionit

Analgjetikët e fortë – kundër dhimbjes

Antihistaminikët – kundër alergjisë

Statistikat tregojnë se 3–7% e aksidenteve ndodhin për shkak të përdorimit të këtyre barnave gjatë vozitjes. Për siguri, duhet të kalojnë 12 orë nga marrja e barnave deri tek momenti i vozitjes. Përdorimi i tyre më herët rrit ndjeshëm rrezikun për shoferin dhe të tjerët në rrugë.

Vlerësohet se afër 10% e shoferëve përdorin barna për qetësim, duke i ekspozuar veten ndaj rreziqeve të mundshme. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version