Një studim i ri nga Universiteti i Birminghamit tregon se pirja e kakos mund të ndihmojë zemrën dhe trurin të rikuperohen më shpejt nga efektet e stresit, veçanërisht pas konsumit të ushqimeve të yndyrshme.
Studiuesit zbuluan se ushqimet me yndyrë pengojnë funksionin vaskular dhe oksigjenimin e trurit gjatë stresit, duke vonuar rikuperimin.
Flavanoli epikatehin në kakao ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut, përmirëson qarkullimin dhe ul presionin e lartë të gjakut, një reagim i zakonshëm ndaj stresit.
Në studim morën pjesë 23 të rinj të shëndetshëm, të cilëve u dhuroheshin vakte të yndyrshme e pije kakao me përmbajtje të lartë ose të ulët epikatehini, para testimeve. Grupi me kakao të pasur me epikatehin rikuperoi më shpejt funksionin vaskular pas stresit.
Dr. Katarina Rendeiro shpjegon se yndyra vonon rikuperimin për shkak të rritjes së triglicerideve dhe proteinës C-reaktive, që ulin prodhimin e oksidit nitrik, një molekulë e rëndësishme për zgjerimin e enëve të gjakut. Epikatehini në kakao ndihmon pikërisht këtë proces.
Përveç kakos, edhe çaji jeshil, manaferra, rrushi dhe korja e mollës ndihmojnë në rritjen e oksidit nitrik dhe reduktimin e stresit oksidativ.
Studiuesit sugjerojnë:
5.5 lugë kakao të papërpunuar
2 filxhanë çaj jeshil
300 g manaferra
Për të arritur sasinë e flavanoleve që sjell përfitime të dukshme për zemrën dhe trurin gjatë periudhave stresuese. /A.Z/UBT News/
