UBT News

Një peshk i pazakontë lahet në bregdetin e Kalifornisë

Një peshk i pazakontë me dhëmbë të mprehtë sikurse xham dhe me një trup të formësuar sikurse top futbolli, u la në bregdetin e Kalifornisë javën e kaluar.

Krijesa me ngjyrë të zezë u fotografua në bregdetin Laguna të Kalifornisë të premten e kaluar.

Ky është lloj i rrallë i peshkut në botë dhe sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, zakonisht gjendet në thellësi të oqeanit. Dhëmbët e krijesës janë të mprehtë dhe me majë si copëza qelqi dhe “goja e tyre e madhe është e aftë të thithë dhe të gëlltisë gjahun me madhësinë e trupit të tyre”.

Sipas Crystal Cove State Park, ka mbi 200 lloje të peshqve angler (peshqit grabitqarë), që notojnë rregullisht deri në 3 mijë metra thellësi në oqean.

Trupi i peshkut u dërgua në Departamentin e Peshqve dhe jetës së egër në Kaliforni. Pritet që të studiohet për qëllime kërkimore dhe edukative./UBTNews

Exit mobile version