UBT News

Një personit i vidhet çanta me para në Gjilan

Një grabitje ka ndodhur sot në rrugën “Idriz Seferi’’ në Gjilan, ku një personit i është vjedhur një çantë me një shumë të konsideruar të parave.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet se dy persona të maskuar kanë kryer vjedhjen duke përdorur sprej.

“Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se dy persona të maskuar duke përdorur spray, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një qante në cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave”, ka informuar Policia.

Të dyshuarit, pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, ka bërë të ditur tutje Policia.

Exit mobile version