Policia e Kosovës sot në Suharekë ka arrestuar personin me inicialet A. T. (31) nga Shiroka e Suharekës për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Ankuesi i rastit ka raportuar se persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Të njëjtit dyshohej se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 euro.
Te personi i arrestuar janë gjetur dëshmitë, parat e vjedhur në xhami, rreth 500 euro.
Paratë e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale vjedhje e rëndë, i cili do të përcillet në Prokurorinë themelore.