UBT News

Një person u plagos si pasojë e sulmit me raketa gjatë natës në Mykolaiv

Një person është plagosur dhe një ndërtesë administrative është shkatërruar pas një sulmi me raketa gjatë natës në qytetin jugor të Mykolaivit, thonë zyrtarët ukrainas.

Administrata Rajonale Shtetërore e Mykolaivit thotë se një person pësoi lëndime të lehta pasi qyteti u godit rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se është shkatërruar një ndërtesë administrative trekatëshe dhe është dëmtuar edhe një furrë buke. Javën e kaluar, zyrtarët lokalë thanë se Mykolaiv është goditur me drone ‘kamikaze’./UBTNews/

Exit mobile version