Një person është plagosur dhe një ndërtesë administrative është shkatërruar pas një sulmi me raketa gjatë natës në qytetin jugor të Mykolaivit, thonë zyrtarët ukrainas.
Administrata Rajonale Shtetërore e Mykolaivit thotë se një person pësoi lëndime të lehta pasi qyteti u godit rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se është shkatërruar një ndërtesë administrative trekatëshe dhe është dëmtuar edhe një furrë buke. Javën e kaluar, zyrtarët lokalë thanë se Mykolaiv është goditur me drone ‘kamikaze’./UBTNews/