UBT News

Një person u gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete dhe me një lëndim në kokë në oborrin e shtëpisë së tij në Lipovec të Gjakovës.

Policia e Kosovës njofton se dëshmitarët – familjarët e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). 

“Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë. Është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të tij rreth orës 11:20 trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore për t’u dërguar në obduksion. Viktima e moshes 1971 nga fdhati Lipovec”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version