Një person është gjetur i varur në litar në shkallët e katit të dytë të shtëpisë së tij në Malishevë.
Policia e Kosovës konfirmoi për UBTNews se viktima ishte dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij në QKMF në Malishevë.
Në njoftimin e PK-së thuhet se është informuar prokurori kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.
Policia është duke e hetuar rastin./UBTNews