UBT News

Një person tenton të godas me veturë zyrtarin policor në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës një person ka tentuar të godasë me veturë një zyrtar policor.

Policia e Kosovës njofton se zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, dhe i dyshuari gjatë tentimit që të godasë zyrtarin policor ka goditur veturën e policisë.

Siç njofton policia ky rast po hetohet dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Exit mobile version