Në veri të Mitrovicës një person ka tentuar të godasë me veturë një zyrtar policor.
Policia e Kosovës njofton se zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, dhe i dyshuari gjatë tentimit që të godasë zyrtarin policor ka goditur veturën e policisë.
Siç njofton policia ky rast po hetohet dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.