UBT News

Një person nga Polonia akuzohet në lidhje me dyshimet rreth planit për të vrarë liderin ukrainas

Një person nga Polonia është akuzuar lidhur me pretendimet se ka ndihmuar rreth planit rus për të vrarë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, sipas autoriteteve në Poloni dhe Ukrainë.

Ai është akuzuar për “gatishmëri për të vepruar për inteligjencën e huaj kundër Republikës së Polonisë”, një vepër që mbart deri në tetë vjet burg nëse ai shpallet fajtor, sipas prokurorëve që bëjnë të ditur për media.

Autoritetet polake pretendojnë se personi, i quajtur Paweł K, kishte për detyrë “të ndihmonte, ndër të tjera, në planifikimin nga shërbimet speciale ruse të një sulmi të mundshëm ndaj jetës së kreut të një shteti të huaj – Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky”.

Prokurorët thanë se personi ra dakord t’u jepte informacion spiunëve rusë për sigurinë në aeroportin Rzeszów-Jasionka, në Poloninë juglindore.

Autoritetet ukrainase thanë se zbuluan komplotin dhe u dorëzuan provat kryesore zyrtarëve polakë, të cilët më pas ndaluan të akuzuarit në territorin polak.

Prokurorët polak thanë më tutje se personi kishte kontaktuar me rusët “të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë”, megjithëse nuk ishte e qartë nga deklaratat zyrtare nëse ai kishte dorëzuar ndonjë informacion.

Megjithatë nuk është hera e parë që Ukraina pretendon se ka dështuar një përpjekje për të vrarë presidentin Zelensky, i cili është bërë figurë e përpjekjeve luftarake të vendit të tij dhe ka qenë energjik në grumbullimin e mbështetjes perëndimore.

Edhe më herët, presidenti i Ukrainës është përballur me disa përpjekje të njohura për t’i vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022./UBTNews/

Exit mobile version