E gjithë bota është tronditur nga pasojat që ka lënë tërmeti tragjik në Turqi e Siri dy ditë më parë. Numri i viktimave ka kaluar mbi 11 mijë, mes tyre familjarë, fëmijë e gra e burra.
Së fundmi është bërë publike një video në rrjetet sociale, një burrë tregon se ka humbur 12 anëtarë të familjes së tij. Në video ai shihet me lot në, ndërsa tregon tmerrin që po përjeton.
Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme. Në Turqi, mbi 11 mijë e 300 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Iskenderun dhe Adiyaman.
Një gjendje e jashtëzakonshme tremujore është shpallur në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në dhjetë provincat më të prekura nga tërmeti. Vendet në mbarë botën po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit.
This brother has lost 12 members of his family in the earthquake.💔😥 #PrayForTurkey #Turkey #HelpTurkey #Turkey #earthquakeinturkey #Syria #syriaearthquake pic.twitter.com/DEyRI2l9TV
— New Europe Observation (@new_observation) February 8, 2023