UBT News

Një person infektohet nga COVID-19, lija e majmunit dhe HIV në të njëjtën kohë pas vizitës në Spanjë

Një italian që është kthyer së fundmi nga një vizitë pesë-ditore në Spanjë është diagnostikuar me linë e majmunit, Covid-19 dhe HIV, të gjitha në të njëjtën kohë, sipas BNO News.

36-vjeçari kishte temperaturë, dhimbje fyti, lodhje dhe dhimbje koke ndër të tjera, pasi ishte kthyer në Itali.

Ai rezultoi pozitiv në testin e parë për Covid dhe pas kësaj ai pati skuqje dhe flluska.

Më pas ai shkoi në spital për të marrë trajtim, ku rezultoi pozitiv për lisë majmuni, HIV dhe Covid-19 në disa teste.

Burri doli nga spitali një javë më vonë pasi u shërua nga Covid dhe lija e majmunëve.

Zyrtarët nga Universiteti i Katanias kanë thënë në lidhje me rastin e burrit se tregon se si këto sëmundje mund të mbivendosen.

OBSh gjithashtu ka paralajmëruar se lia e majmunit po vazhdon të përhapet dhe vendet duhet të përgatiten për të. /UBTNews/

Exit mobile version