UBT News

Një person i lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, konkretisht në fshatin Llugaxhi.

Kështu bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Llugaxhi, respektivisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, deri më tani një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.

Burimi: KlanKosova

Exit mobile version