UBT News

Një person humb jetën pas aksidentit të trafikut në Pestovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë ka vdekur një person i moshës 21 vjeçare.

Më 6 nëntor rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version