UBT News

Një person gjendet pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit

Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews/

Exit mobile version