UBT News

Një person gjendet i alivanosur në fushë, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një person është gjetur i alivanosur në një fushë në Podujevë. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, porse më pas mjeku kujdestar në emergjencë ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Podujevë 15.01.2023 – 12:50. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Ndërsa rasti është hapur si “hetim i vrasjes”. 

Exit mobile version