Një person është arrestuar sot për vjedhje në veri të Mitrovicës. Policia ka informuar se gjatë kontrollit të personit të dyshuar i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 8.37 gramëve që dyshohet të jetë marihuanë.
“Me datën 3 prill 2023 rreth orës 05:30, në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve se një person është duke kryer vjedhje në flagrancë, njësitë policore janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin me iniciale N. SH. i mitur m/kosovar, i cili përveç se është hasur duke kryer vjedhje në flagrancë dyshohet se edhe në disa lokale të tjera ka kryer vjedhje në tentativë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës të cilët sipas procedurave kanë bërë shikimin e vendngjarjes. Gjatë kontrollit të personit të dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 8.37 gram që dyshohet të jetë lëndë narkotike-marihuanë”, ka informuar Policia.
Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori kompetent, i cili ka udhëzuar që të iniciohen rastet ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje në tentativë’, ndërsa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.