Një person u arrestua sot për veprën penale “kontrabandim me mallra”.
I dyshuari, F.V., (1969), në periudhën kohore 2019-2020, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e kontrabandimit të mallrave, konkretisht transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar (zona e Karaçevës), duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi.
“I dyshuari, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës është intervistuar në NJHRKEK në Gjilan, në cilësinë e të dyshuarit, ku ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohej”, bëri të ditur Policia.
Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.