UBT News

Një person arrestohet për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Një person u arrestua sot në Pejë për kanosje ndaj zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari në shenjë revolte fillimisht i kishte shkelmuar veturën Policisë dhe më pas është shoqëruar në Polici, ku edhe i kishte kanosur zyrtarët policorë.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 24.01.2023, rreth orёs 11:40, nё rrugën “Eliot Engel” nё Pejё, pёr deri sa zyrtaret Policor ishin duke shqiptuar fletgjobё pёr kundёrvajtje nё komunikacion ndaj tё dyshuarit. I dyshuari fillimisht nё shenjё revolte kishte shkelmuar veturën e Policisё, pёr veprimet e bёra i dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe gjatё intervistimit ka vazhduar me paknaqёsitё e tij duke i kanosur zyrtarët policorë”, njoftoi PK-ja.

I dyshuari u ndalua për 48 orë.

Exit mobile version