I dyshuari B.G. aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në rrugën “Sali Çeku”, përkatësisht në varrezat ortodokse serbe në Ferizaj.
Në njoftimin e policisë thuhet se është njoftuar Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, të cilët kanë dalë në vendin e incidentit dhe e kanë shuar zjarrin nga disa barishte.
“Më herët patrulla policore kishte vërejtur një person, i cili kishte ndezur qirinjtë në tokë dhe nga aty zjarri ishte zgjeruar. Hetuesit policor të stacionit në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin B.G, mashkull, shtetas i Serbisë, i moshës 78 vjeçare, i cili siç ka deklaruar, aksidentalisht gjatë ritualit në varrezat ortodokse serbe ka ndezur qirinjtë dhe për pasojë është shkaktuar zjarri, ndërsa nuk janë shkaktuar dëme tjera materiale. I dyshuari është intervistuar nga policët hetues dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është iniciuar Shënim Zyrtar dhe i njëjti është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.