UBT News

Një parti në Zelandë të Re me peticion për ndryshimin e emrit të vendit

Partia The Maori në Zelandë të Re ka nisur një peticion për ta ndryshuar emrin zyrtar të vendit në Aotearoa, te reo Māori, emri i gjuhës autoktone për vendin.

“Ka kaluar shumë kohë që Te Reo Māori u rivendos në vendin e saj të ligjshëm si gjuha e parë dhe zyrtare e këtij vendi”, thanë udhëheqësit e Te Pāti Māori, Rawiri Waititi dhe Debbie Ngarewa-Packer në një deklaratë duke nisur peticionin.

“Ne jemi një vend Polinezan – ne jemi aotearoa. Aotearoa është emri që do ta bashkojë vendin e jo ta ndajë. Të tjerët po provojnë ta përdorin si mjet përçarës, por ky është mjet gjithpërfshirës, ku paraardhësit tanë u pajtuan që të gjithë të jetonim në këtë tokë së bashku”.

“Emri Zelandë e Re rrjedh nga holandishtja. Edhe holandezët e kanë ndryshuar emrin, për hir të Krishtit!”.

Përmes këtij peticioni gjithashtu i bëhet thirrje Qeverisë “të identifikojë dhe zyrtarisht të rivendosë emrin Te Reo Maori në të gjitha qytetet, vendet, gjatë pesë viteve të ardhshme. Synojnë që ky process të përfundojë deri në vitin 2026./UBTNews

Exit mobile version