UBT News

Një pacient në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 12 pacientë me COVID-19, prej tyre tetë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe një pacient në gjendje të rëndë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,261 analiza. 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version