Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet po presin një orë e gjysmë në pikat kufitare tokësore.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në një orë e gjysmë, derisa kolona është 450 metra. Ndërsa, në dalje, pritjet janë 15 minuta, ndërsa kolona është 150 metra.
Ndërkaq, në pikën e kalimit kufitar Merdarë, pritjet në hyrje janë një orë, derisa kolona është 250 metra. Ndërsa, pritjet në dalje në këtë pikë kufitare janë 3 deri në 5 minuta, derisa kolona nuk ka, shkruan KosovaPress.
Në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në pikat e kalimit kufitar për të hyrë në Kosovë.
