UBT News

Një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, kolona deri në 900 metra

Mërgimtarët që kaluan pushimet në Kosovë po përballen me pritje të gjata në dalje të vendit. Pritjet më të gjata në dalje të Kosovës janë në pikat e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 90 minuta, ndërsa kolonat janë 200-250 metra. Ndërsa, në Merdarë pritjet janë 80-90 minuta, derisa kolonat janë 800-900 metra. Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata në dalje të vendit.

Ndërkaq pritje më të gjata në hyrje të Kosovës ka vetëm në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kufitare pritjet janë 25-30 minuta, derisa kolona nuk ka.

Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Exit mobile version