UBT News

​Një nxënëse kafshohet në kokë nga qeni në një shkollë të Shirokës në Suharekë

Disa nxënës janë sulmuar sot nga një qen që kishte hyrë brenda objektit të shkollës fillore “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:50 dhe policia menjëherë i është përgjigjur rastit.

Policia ka asgjësuar qenin pasi ai kishte sulmuar edhe policët, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Shaqir Bytyçi.

Policia ka ndihmuar nxënësit të dërgohen në urgjencë me mjekim si dhe ka siguruar vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar drejtoria rajonale e policisë Prizren, prokurori i shtetit, sektori rajonal i hetimeve DRP-Prizren, Inspektorati Policor i Kosovës, pas së cilës është identifikuar dhe arrestuar pronari i qenit.

Dy nxënës kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Prizrenit. Njëri prej nxënësve të lënduar është i moshës 8-vjeçare, gjinia femërore, dhe ka lëndime serioze në kokë si pasojë e kafshimit të qenit.

Hetimet rajonale bashkë me njësitë e tjera janë duke e hetuar rastin.

Exit mobile version