UBT News

Një nxënëse iraniane vdiq pasi u rrah nga forcat e sigurisë, thonë mësuesit e saj

Një 15-vjeçare vdiq në Iranin veriperëndimor javën e kaluar pasi u rrah nga forcat e sigurisë gjatë një bastisjeje në shkollën e saj.

Asra Panahi ishte një nga disa studentë që u lënduan gjatë incidentit në Ardabil, thuhet në një deklaratë të postuar nga Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve. Nxënësit u sulmuan nga forcat e sigurisë pasi refuzuan të këndonin himnin kushtuar liderit suprem. Por zyrtarët i hodhën poshtë këto pretendime dhe televizioni shtetëror raportoi se Asra kishte probleme me zemër.

Një numër vajzash adoleshente raportohet të jenë vrarë që nga fillimi i protestave antiqeveritare që përfshinë Iranin një muaj më parë. Aktivistët dhe të afërmit kanë fajësuar forcat e sigurisë për vdekjen e tyre, por autoritetet i kanë hedhur poshtë akuzat.

Trazirat shpërthyen pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia e moralit në Teheran më 13 shtator nën dyshimet për shkeljen e rregullave strikte të Iranit, sipas të cilave grave u kërkohet të mbajnë hixhab./UBTNews/

Exit mobile version