700 emigrantë kaluan Kanalin anglez me 14 varka të vogla, që është një numër rekord kalimesh brenda një dite që nga fillimi i këtij viti, njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Në njoftim thuhet se kanalin mes Britanisë së Madhe dhe Francës kanë kaluar dje 696 emigrantë, ndërsa numri i mëparshëm rekord është shënuar në muajin prill kur kanë kaluar 651 emigrantë.
Autoritetet franceze ndaluan një anije me 35 persona, raporton BBC.
Të dhënat e qeverisë britanike tregojnë se më shumë se 17,000 njerëz kanë kaluar Kanalin dhe kanë mbërritur në Britaninë e Madhe që nga fillimi i vitit.
Vitin e kaluar, 28.526 persona kanë mbërritur me varkë nga Franca dhe në vitin 2020, 8.404 prej tyre.