Bangladeshi nisi shërbimin e parë hekurudhor të metrosë në kryeqytetin Dhaka. Zyrtarët dhe udhëtarët shpresojnë se kjo do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në një nga qytetet më të dendura të populluara dhe të mbipopulluara në botë.
Projekti i financuar kryesisht nga Japonia, i njohur si Linja 6, u përurua në një ceremoni nga kryeministrja Sheikh Hasina. Ajo e përshkroi këtë si “moment historik”.
“Një pendë tjetër i shtohet kurorës së zhvillimit të Bangladeshit”, tha ajo.
Sipas saj, do ketë vagona treni të rezervuar vetëm për gratë dhe tha se metroja Dkaha do të ndihmojë në reduktimin e bllokimeve të trafikut në qytet “në mënyrë të konsiderueshme”.
Linja, e cila shtrihet mbi 20 kilometra (rreth 12 milje), do të shërbejë 16 stacione dhe do të lidhë zonën veriore të Dhakës me zyrat qeveritare dhe spitalet për momentin, sipas një deklarate të lëshuar nga kompania shtetërore Dhaka Mass Transit Limited (DMTCL).
Dhaka është qyteti më i madh i Bangladeshit. Trafiku i dendur dhe bllokimi i rrugëve zhgënjejnë çdo ditë mbi 20 milionë banorët e saj.
Më shumë se 3 mijë njerëz në Bangladesh vdesin në aksidente rrugore çdo vit, sipas të dhënave të përpiluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një aksident i tmerrshëm në vitin 2018 la dy studentë të vdekur për shkak të shpejtësisë së madhe të autobusit.
Ekspertët vlerësojnë se infrastruktura e Dhakës nuk ka arritur të përputhet me shkallën e popullsisë së saj./UBTNews/