Një nga kompjuterët më të rrallë dhe më ikonik në historinë e teknologjisë, modeli Apple-1, është shitur për një shumë marramendëse prej 475 mijë dollarësh amerikanë në një ankand të mbajtur në Boston.
Ky kompjuter është pjesë e grupit të parë prej vetëm 50 njësish, të prodhuara me dorë nga bashkëthemeluesit e Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak, në vitin 1976.
Sot, ekzistojnë nëntë ekzemplarë funksionalë të këtij modeli, duke e bërë të rrallë dhe të kërkuar nga koleksionistët. Modeli i shitur, i njohur si “Byte Shop Apple-1”, përfshin një kabinetë prej druri të ngurtë dhe është në gjendje të plotë pune një faktor kyç që ndikoi në çmimin përfundimtar.
Fillimisht ishte vlerësuar se do të shitej për 300 mijë dollarë, por interesi i madh dhe gjendja e shkëlqyer e pajisjes bënë që ai të shitej shumë mbi këtë pritshmëri.
Kompjuteri i njohur si “Moore Apple-1” i përkiste June Blodgett Moore, e cila është njohur si gruaja e parë që ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Stanford.
Apple-1 erdhi në ankand me komponentët tastierën, interfejsin për kaseta dhe softuerin Apple BASIC.
Një video demonstruese e funksionimit të tij, e realizuar një ditë para ankandit, i shtoi vlerë të konsiderueshme ofertës.
Në kohën kur u lansua, Apple-1 shitej për 666.66 dollarë, ai përfaqëson pikë kthese në historinë e kompjuterëve personalë, konsiderohet si gurthemeli mbi të cilin u ndërtua perandoria e teknologjisë. /A.Z/UBT News/