UBT News

Një nënkolonel i FSK-së gjendet i vdekur, dyshohet se qëlloi veten me armë

Një person dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri në Zjaqë të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, e konfirmoi rastin për UBTNews.

Sipas Zahitit, i ndjeri S.H, 48-vjeçar është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë plagosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të  provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe  një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka  vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, njoftoi Zahiti.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj konfirmoi për UBTNews se i ndjeri ishte zyrtar i FSK-së./UBTNews

Exit mobile version