Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah njoftoi se së paku 22 mijë e 835 persona janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës. 1% e popullsisë totale të Gazës prej 2.27 milionë banorësh të paraluftës tani janë zhdukur.
Sipas ministrisë, 58 mijë e 416 persona të tjerë janë plagosur, që do të thotë se më shumë se një në 40 banorë të Gazës janë plagosur tani në konflikt. /UBTNews/