Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës.
Studimi arriti në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit.
Sipas të dhënave, mungesa e gjumit për një natë të vetme e rrit sasinë e kësaj proteine në tru me 21 përqind.
Ky është një ndër studimet më të rëndësishme që konfirmon se si gjumi dhe mungesa e tij ndikojnë në shëndetin mendor të njeriut.
Rëndësia e gjumit për trurin dhe parandalimin e sëmundjeve
Gjumi është thelbësor në mbrojtjen e trurit nga proteina beta-amiloid që bllokon zonat e kujtesës në tru.
Sipas të gjitha studimeve, gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.
Ai ndihmon në pastrimin e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme.
Skleroza, sëmundja që i bën njerëzit të harrojnë
Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut.
Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, ku jetëgjatësia është më e lartë.
Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza.
Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë.
Mjekët mendojnë se që çdo vit numri i diagnostikimeve do të shtohet me 10 milionë./AgroWeb.org