Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës.
Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, arriti në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit.
Sipas të dhënave, mungesa e gjumit për një natë të vetme e rrit sasinë e kësaj proteine në tru me 21 përqind.
Ky është një ndër studimet më të rëndësishme që konfirmon se si gjumi dhe mungesa e tij ndikojnë në shëndetin mendor të njeriut.
Rëndësia e gjumit për trurin dhe parandalimin e sëmundjeve
Gjumi është thelbësor në mbrojtjen e trurit nga proteina beta-amiloid që bllokon zonat e kujtesës në tru.
Sipas të gjitha studimeve, gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.
Ai ndihmon në pastrimin e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, mungesa e gjumit nuk nxit vetëm humbjen e kujtesës por edhe sëmundje të tjera të trurit siç janë Alzheimeri e të tjerë.
Skleroza
Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut.
Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, ku jetëgjatësia është më e lartë.
Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza.
Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë.
Mjekët mendojnë se që çdo vit numri i diagnostikimeve do të shtohet me 10 milionë.
A ka një kurë për sklerozën?
Sipas të dhënave për momentin, skleroza dhe sëmundjet e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup sëmundjesh nuk mund të kurohen.
Shkencëtarët po punojnë për krijimin e medikamenteve që ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve.
Sipas tyre, sa më herët të diagnostikohet një sëmundje e tillë, aq më efikasë do të jenë trajtimet dhe medikamentet./AgroWeb.org