UBT News

Një mysafir i papritur, elefanti futet në shtëpinë e një gruaje

Një mysafir i papritur u fut në pikë të natës në shtëpinë e e një gruaje në Tajlandë gjatë fundjavës – një elefant i egër aziatik.

“Ne ishim duke fjetur dhe u zgjuam nga një zhurmë në kuzhinë. Ne pastaj shkuam poshtë dhe e pamë këtë elefant në kuzhinë që kishte thyer murin”, deklaroi Ratchadawan Puengprasoppon.

Videot e publikuara nga ajo shfaqin elefantin që po qëndronte mbi dollapë dhe sirtarë, pastaj e gjet një qese plastike dhe e kishte vendosur në gojë.

“Kam parë elefantët që po silleshin rreth këtij vendi duke kërkuar ushqim qysh prej kur kam qenë e vogël. Por është hera e parë që ata ma dëmtuan shtëpinë”, deklaroi ajo.

Shtoi se nuk kishte ushqim në kuzhinën e saj të shtunën mbrëma kur elefanti hyri, por thotë se mbase ai ka kërkuar kripë.

Nga Departamenti i Parkut Kombëtar, kafshëve të egra dhe ruajtjes së bimëve thonë se elefanti hyri brenda pasi e ka nuhatur erën e ushqimit.

“Elefantët janë barngrënës, kështu që ata kanë nevojë për minerale nga ushqimi me kripë, i cili është thelbësor për ta. Ata do të përpiqen të gjejnë ndonjë mineral dhe ne kemi njoftuar banorët vendas”, thonë nga departamenti.

Sipas mediave të huaja, shtëpia e Ratchadawan gjithashtu mund të ketë qenë në shënjestër sepse ndodhet ngjitur me hyrjen e një parku kombëtar ku jetojnë elefantët./UBTNews

Exit mobile version