Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të arrestuarve për sulmin fshatin Banjskë të Zveçanit.
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshimtëve për sulmin terrorist të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në seancën dëgjimore të mbajtur, gjyqtari special i Gjykatës në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy të dyshimtëve: Ballagosje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.