UBT News

Një muaj paraburgim policit për sulm seksual ndaj një të miture

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit R.Sh, për sulm seksual ndaj një të miture.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji nëntor 2020 e deri në muajin prill të këtij viti, është takuar disa herë me të dëmtuarën e mitur, e cila është person me aftësi të kufizuara mendore, me ç’rast i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sulm seksual ndaj saj. Rrethana këto të mjaftueshme për të cilat gjykata konsideron se tregojnë rrezikun potencial se poqëse i njëjti lihet në liri ai mund ta përsërisë veprën penale apo të kryejë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja edhe më të rënda.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Themelores./UBTNews

Exit mobile version