Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale falsifikim i parasë.
I pandehuri më 19 tetor 2021, në Gjilan, me qëllim të përftimit pasuror, dyshohet se ka prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara të shumës 2 euro, gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë të njëjtit i janë gjetur 440 euro (220 x 2 euro), 20 pako cigare “Winston” dhe 24 pako cigare të llojit “Lucky”.
Ndërsa pas bastisjes së shtëpisë në Prishtinë, i janë gjetur edhe 441 pako cigare të llojit “Lucky” dhe 130 pako “Winston”, të gatshme për tregun e shitjes.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative, në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme.