UBT News

Një muaj paraburgim për Urosh Vukasinoviqin, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Urosh Vukasinoviqit, i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj gazetarëve në veri.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, i cili ka informuar se dje është mbajtur seanca dëgjimore dhe se i dyshuari gjendet në masën e paraburgimit.

Urosh Vukasinoviq është arrestuar më 19 qershor, i dyshuar për përfshirje në sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq, më 16 qershor.

Exit mobile version