UBT News

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau ish-kolegun e tij në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurit Isuf Zogaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes ish-kolegut të punës Avni Basha në Malishevë.

Kjo Gjykatë njofton i pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

“Sipas kërkesës, “me datë 20 shtator 2023 rreth orës 07:40 minuta në fshatin Bellanicë, Komuna Malishevë, në parkingun e marketit M.- M. me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga Komuna e Suharekës, si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme. Derisa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E. dhe me të vërejtur se kishte arritur në parking tani i ndjeri A., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe i afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur i viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë””, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovë. 

Exit mobile version